Bestattungsinstitut Petri  Foto Birken  
Transportimi i të vdekurve për nga jashtë vendit

Shumica e bashkëqytetarëve tanë të huaj ndihen ende shumë të lidhur me vendlindjen e tyre dhe duan të gjejnë atje edhe banesën e fundit. Këtë e kemi vënë re viteve të fundit në masën e përforcuar dhe prandaj jemi specializuar për transportimin e të vdekurve në atdheun e tyre, qoftë me makinë varrimi qoftë me aeroplan. Ndërkohë shumë institucione fetare dhe kulturore që tregojnë kujdes për bashkëqytetarë të huaj në Republikën Federale të Gjermanisë kanë gjetur tek ne një partner kompetent dhe të besueshmëm.

  • Ne veprojmë në gjithë territorin e Republikës Federale dhe i kryejmë të gjitha formalitetet tek autoritetet dhe konsullatat, brenda dhe jashtë vendit.
  • Vënia në gatishmëri të arkivolit dhe të arkivolit të brendshëm prej metali sipas udhëzimeve ndërkombëtare të transportimit.
  • Ne i kemi kapacitetet e nevojshme në personelin e kualifikuar dhe në
    automjete moderne të transportimit.
  • Për shkak të afërsisë me aeroportin e Frankfurt-it dhe të bashkëpunimit me një spedicion ajror transporti ne disponojmë njohuritë më të mira në rastin e një transporti ajror
  • Na pyesni direkt për shpenzimet e një transporti. Ne ju sigurojmë tarifa korrekte.

Shërbim për kollegë

Ne bëjmë transportime me porosinë dhe në emrin tuaj me një makinë neutrale varrimi në të
gjitha vendet të Evropës – me avion në gjithë botën.
Ritransporti i të vdekurve për në Gjermani në rast të vdekjes jashtë vendit.
Kërkoni kushtet tona të favorshme.

Besueshmëri dhe përkrahje si dhe këshilla dhe ndihma në rast vdekjeje janë maksimët më të
larta të ndërmarrjes sonë. Drejtohuni në rast vdekjeje me besueshmëri institutit tonë të
varrimit.

INSTITUTI I VARRIMIT PETRI i kapshëm ditën dhe natën

nën numrin e telefonit

+49 (0)6142-62702


Unsere modernen Überführungsfahrzeuge blind